Ndotja e digave në Bullgari, qytetarët dhe autoritetet lokale përgjegjësit kryesorë

16 Janar 2021 | 11:32

Që nga lart duket qartë që diçka nuk është duke ecur ashtu siç duhet. Nga afër shihet qartë përzierja e mbeturinave plastike dhe mbetjeve drusore. Ato janë transportuar nga rrymat e fuqishme dhe nga rritja e niveleve të ujërave. Shtresa rreth 40 cm e lartë e mbeturinave janë sjellë aty nga Sofia, kryeqyteti i Bullgarisë, i cili ndodhet 40 km larg. Hidrocentrali elektrik është pengesa e parë përgjatë rrugës e lumit Iskar përpara se ai të arrijë lumin Danub sipër në veri.

Autoritetet lokale janë përgjegjëse për të pastruar shtretërit e lumenjve nga të gjitha mbetjet që akumulohen aty për shkak të riskut të lartë që përbëjnë përmbytjet në rastet e shirave të rrëmbyeshëm. Ashtu siç ka ngjarë gjatë ditëve të fundit.”

Qyteti më i afërt me ndotjet, Sovge, ia atribuon fenomenin njerëzve që e përdorin lumin si një vend për të hedhur mbeturinat. Në fakt, vetë punonjësit bashkiakë janë kapur duke hedhur një kamion me mbeturina në breg të lumit verën që kaloi. Sipas zyrës së bashkiakut, qyteti nuk është përgjegjës për qytetin dhe as përgjegjës për mirëmbajtjen e lumit.  

“Nuk është e mundur që të dërgojmë një inspektor sa herë që dikush po organizon një piknik pranë lumit, ose sa herë që dikush po bën një ndërtim dhe hedh mbetjet e tij në lum”, thotë Iliya Bogdanov, zv.kryetar i Bashkisë Svoge.

A ka të bëjë me vetë bashkinë dhe punonjësit e saj përkeqësimi i kësaj çështjeje duke hedhur mbeturina në lum…

“Shiko, asgjë nuk është hedhur në lum. Mbetjet u lanë aty në mënyrë të përkohshme derisa një kamion ti transportonte ato”, përgjigjet Bogdanov.

Pastrimi i ishujve lundrues me mbeturina është shumë i vështirë. Vetë gjeografia e rajonit e bën të pamundur që të mblidhen sasi kaq të mëdha me një anije apo një kamion. E vetmja mënyrë është që të përdoret vetë sistemi i pastrimit të digës.

E vetmja mënyrë për të pastruar mbeturinat është që kjo gjë të bëhet në mënyrë graduale. Po ulim nivelet e ujërave dhe po tërheqim pjesë të vogla të mbeturinave për ti hequr ato. Një pjesë e mbeturinave do të kalojë në të dhe do të kapet nga vetë sistemi i pastrimit në digën pasardhëse në rrjedhjen e poshtme. Gjithsej janë pesë diga.

Masa aktuale e mbeturinave ka madhësinë e një fushe futbolli. E njëjta gjë ndodhi edhe në verën e gjashtë viteve më parë. Por këtë herë ekziston rreziku i shtuar i uljes së temperaturave duke shkaktuar ngrirjen e ujit. Dhe landfilli lundrues me mbeturina do të qëndrojë në këtë vend për një kohë më gjatë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026