Ndryshim rregullash në Facebook, më shumë mbrojtje për personat publik

13 Tetor 2021 | 18:58

Facebook do t’i llogarisë gazetarët dhe aktivistët si “persona publikë kundër vullnetit të tyre” në mënyrë që t’i mbrojë më mirë kundër shënjestrimeve të qëllimshme ndaj këtyre grupeve, tha në një intervistë për Reuters shefi i sigurisë globale të rrjetit social.

Kompania, e cila aktualisht lejon më tepër kritika ndaj personave publik sesa ndaj profileve private, thotë se do të ndryshojë qasjen mbi sulmet ndaj gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut, për të cilët shprehet se tërheqin vëmendje për shkak të profesionit të tyre, e jo për shkak se janë persona publik.

Mënyra sesi Facebook, platforma me rreth 2.8 miliardë përdorues aktivë në muaj, trajton “të famshmit” apo ato që postohen në rrjet ka qenë ndër temat më të nxehta të kohëve të fundit.

Kompania gjithashtu bën diferencime midis personazheve publikë dhe përdoruesve të tjerë në mënyrën sesi i mbron ata: për shembull, mallkimet me vdekje ndaj personazheve të njohur nëpër diskutime që ndodhin në platformë është diçka që në përgjithësi lejohet.

Kompania nuk ka pranuar të bëjë publike listën e “personave publikë kundër vullnetit të tyre” por tha se çdo rast shikohet në mënyrë individuale. Më herët gjatë vitit, Facebook tha se do të fshijë të gjitha postimet ku përmendet George Floyd, qoftë për mirë apo për keq, sepse ky i fundit është cilësuar si pjesë e kësaj kategorie.

Kreu i Sigurisë Globale në Facebook, Antigone Davis, gjithashtu u shpreh se platforma do të shtojë llojet e postimeve që nuk lejohen, si pjesë e përpjekjeve për të minimizuar sulmet kundër grave, personave me ngjyrë dhe komunitetit LGBTI.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026