Ndryshime në kalendarin e Superligës, shkak protesta e së shtunës
Java e 12 e Superligës Shqiptare vjen me ndryshime sa i përket orarit të ndeshjeve.
Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se klasikja Vllaznia-Tirana do të luhet ditën e diel, kjo për shkak të protestës që mbahet të shtunën në kryeqytet.
Po ashtu dhe ndeshja mes Partizanit dhe Bylisit luhet të hënën në impiantin e ri të demave, ku do të përdoret ndriçimi.
Ditën e diel do të luhen dhe Egnatia-Laçi dhe Kastrioti-Kukësi. Interesant pritet të jetë të hënën dhe derbi Teuta-Erzeni i cili zhvendoset në Rrogozhinë. Kampionati vijon të udhëhiqet nga bardheblutë e Tiranës me 21 pikë, të ndjekur nga rivalët e Partizanit në vendin e dytë dhe më pas Vllaznia.
Bylisi, Kukësi dhe Teuta janë 3 skuadrat e vendit të fundit, me ballshiotët të cilët kanë formën më negative në 5 javët e fundit. E vetmja skuadër e cila nuk ka pësuar humbje në po të njëjtën periudhë është Laçi, që po rigjen formën e sezonit të shkuar. Kurbinasit gjenden në vendin e 6 me 14 pikë, ndërsa bëhen gati për përballjen direkte me Egnatian.
LEXONI GJITHASHTU:
Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor