Partizani u dorëzon kreun rivalëve, Tirana ngjitet në krye të tabelës
Bardheblutë e Orges Shehit janë rikthyer në krye të tabelës së klasifikimit pas javës së 11 të Superligës Shqiptare.
Tirana mposhti minimalisht Egnatian në ‘Selman Stermasi’ rezultat i cili mjaftoi për të hipotekuar 3 pikët. Goli i vetëm përballjes u shënua nga braziliani Patrik.
Rivalët e Partizanit u mposhtën nga Laçi 0-1, me Ujkën i cili ishte heroi i kubinasve. Kukësi pësoi humbjen e 3 radhazi në kampionat, ndërkohë lunate në shtëpi përballë Vllaznisë.
Goli për shkodranët erdhi nga këmbët e Esin Hakajt. Bylis-Teuta dhe Erzeni-Kastrioti u ndalën në barazim, konkretisht pa gola në Ballsh, ndërkohë shijakasit 1-1.
Partizani udhëhiqte kampionatin prej javësh, por të kuqtë lanë 6 pikë në dy ndeshjet e fundit, duke bërë që të përfitonte Tirana.
Teuta vijon të jetë në krizë të plotë, e renditur në vendin e fundit të kampionatit me 8 pikë, Kukësi 11 dhe Bylis 12 pikë. Në 11 javë të luajtura, Redon Xhixha udhëheq listën e golashënuesve.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve