Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
Edhe pse Vllaznia humbi 0-1 ndaj Daugavpils në ndeshjen e parë në Elbasan Arena, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Konferencës, presidenti Alban Xhaferi mbetet optimist për një rezultat pozitiv në ndeshjen e kthimit.
Duke folur në lidhje direkte nga Shkodra për emisionin “Max Sport”, Xhaferi u shpreh se ka besim te futbollistët dhe se në ndeshjen e kthimit në Letoni, Vllaznia do ta sigurojë kualifikimin.
“Kishim raste të pastra për gol, por nuk ia dolëm dot. Goli i tyre ishte aksidental dhe ne kemi besim që do ta kthejmë ndeshjen atje. Jemi në një fazë ku jemi duke kërkuar të marrim disa lojtarë për ta plotësuar grupin dhe jemi optimistë për të ardhmen,” tha Xhaferi.
Ai konfirmoi se Vllaznia do të shkojë në Letoni me synimin për të kaluar turin, ndërsa shprehu pakënaqësi lidhur me arbitrimin, duke pretenduar për një penallti të mos dhënë në favor të tyre.
Sa i përket polemikave për largimin e Ildi Grudës te Egnatia, Xhaferi tha se kjo çështje është e sqaruar, nuk i intereson më dhe nuk ka dëshirë të komentojë për diçka që tashmë është e shkuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 17:10 Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 17:09 Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
- 17:09 Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida