Vllaznia mposhtet minimalisht nga Daugavpils, barazim shprese për Partizanin

11 Korrik 2025 | 08:48

Edi Martini ka debutuar me humbje në krye të Vllaznisë, me shkodranët që u mposhtën minimalisht në ndeshjen e parë kualifikuese në Conference League.

Një lojë e dominuar nga Vllaznia, por në fund fati i buzëqeshi skuadrës nga Letonia, Daugavpils, që mori një fitore me shumë vlerë në Elbasan.

Ndeshja e parë zyrtare nuk shkoi ashtu siç duhet për Edi Martinin, me skuadrën e tij që e pati të pamundur të merrte një rezultat pozitiv ndaj një ekipi me të cilin diferencat ishin të mëdha.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me një paraqitje pozitive të shkodranëve, teksa në pjesën e dytë ritmi ishte po i njëjtë.

Nga momenti në moment pritej goli i Vllaznisë, por në minutën e 85’, miqtë nga Letonia gjetën avantazhin me Lizunovs, pas një devijimi të saktë me kokë që u ndal në rrjetën e Qarrit. 0-1 dhe Daugavpils merr një fitore me shumë vlerë për çështjen kualifikim.

Skuadra tjetër e Superligës, Partizani, nuk shkoi më shumë se një barazim përballë Nõmme Kalju në transfertë.

Të kuqtë krijuan pak raste shënimi, me kundërshtarin që diktoi lojën. Ishin vendasit që gjetën të parët avantazhin në nisje të pjesës së dytë, ku Mannilaan ndëshkoi “demat”.

Katër minuta zgjati avantazhi i estonezëve, pasi Xhuliano Skuka riktheu ekuilibrat, teksa më tej shifrat mbetën të pandryshuara 1-1 ndërsa ndeshjet e kthimit luhen më 17 korrik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026