Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë
Taksa mbi pasuritë e paluajtshme është një e ardhur e rëndësishme për financat e pushtetit vendor. Gjatë vitit 2025, 61 bashkitë e vendit arkëtuan rreth 8.1 miliardë lekë, ose afërsisht 81 milionë euro, nga kjo taksë, duke përbërë 18% të totalit të të ardhurave të veta të pushtetit vendor.
Sipas Raportit të Financave Vendore 2025, krahasuar me një vit më parë, të ardhurat nga taksa e pasurisë u rritën me 5 milione euro, ose 6%, duke konfirmuar një prirjen pozitive në mbledhjen e këtij detyrimi.
Megjithatë, analiza e të dhënave tregon se kjo rritje nuk është shpërndarë në mënyrë të barabartë mes bashkive, tesksa sistemi vazhdon të dominohet nga kryeqyteti.
Nga 81 milionë eurot e arkëtuara në nivel kombëtar, Bashkia Tiranë ka mbledhur rreth 40 milionë, ose 49% të të gjitha të ardhurave nga taksa mbi pasurinë.
Kjo do të thotë se vetëm një bashki gjeneron pothuajse aq të ardhura sa 60 bashkitë e tjera së bashku, duke reflektuar përqendrimin e aktivitetit ekonomik, zhvillimit urban dhe vlerës së pronave në kryeqytet.
Ndërkohë, gjysma tjetër e të ardhurave ndahet mes të gjitha bashkive të tjera, edhe pse shumë prej tyre kanë përjetuar zhvillim të konsiderueshëm të sektorit të ndërtimit vitet e fundit.
Ky hendek tregon se potenciali fiskal i taksës mbi pasurinë nuk po shfrytëzohet njësoj në të gjithë territorin dhe ngre pikëpyetje mbi administrimin e saj në nivel vendor.
Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç
Kujdes nga alergjitë ushqimore, mjeku: Janë kërcënuese për jetën
- 18:43 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
- 18:39 Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
- 18:38 Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
- 18:36 Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West
- 18:34 INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç
- 18:32 Jo vetëm Hormuzin: Irani kërcënon të bllokojë një tjetër ngushticë të rëndësishme