INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç
Gratë shqiptare po plaken më shpejt se burrat, ndërsa Shqipëria po përballet me një ndryshim të thellë demografik. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2024 mosha mediane e grave në vend arriti në 45,4 vjeç, ndërsa ajo e burrave në 43,1 vjeç, një diferencë prej 2,3 vitesh.
Të dhënat e raportit “Gratë dhe Burrat 2025” tregojnë se gjysma e grave në Shqipëri janë mbi moshën 45 vjeç, ndërsa gjysma e burrave mbi 43 vjeç. Rritja e moshës mediane lidhet kryesisht me jetëgjatësinë më të lartë të grave, të cilat jetojnë mesatarisht më gjatë se burrat dhe përbëjnë pjesën më të madhe të grupmoshave të avancuara.
Brenda vetëm një viti, mosha mediane e grave u rrit me 0,7 vite, ndërsa popullsia e vendit vijon të tkurret. Në fund të vitit 2024, Shqipëria kishte rreth 2,36 milionë banorë, ose 1,2% më pak se një vit më parë. Numri i grave u ul me 1%, ndërsa i burrave me 1,3%.
Një nga faktorët kryesorë që po përshpejton plakjen e popullsisë është emigracioni. Largimi i të rinjve në moshë pune dhe rënia e lindjeve po zvogëlojnë brezat e rinj, duke rritur peshën e grupmoshave më të mëdha.
Ky ndryshim demografik sjell pasoja të drejtpërdrejta për ekonominë dhe shërbimet publike: më pak njerëz në tregun e punës, më shumë presion mbi pensionet dhe rritje të kërkesës për kujdes shëndetësor e social.
Sipas të dhënave të INSTAT, plakja e popullsisë po ndihet më fort te gratë, të cilat jo vetëm jetojnë më gjatë, por përballen edhe me më shumë vite në pension dhe nevojë për shërbime afatgjata.
Kujdes nga alergjitë ushqimore, mjeku: Janë kërcënuese për jetën
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
- 18:32 Jo vetëm Hormuzin: Irani kërcënon të bllokojë një tjetër ngushticë të rëndësishme
- 18:31 Kujdes nga alergjitë ushqimore, mjeku: Janë kërcënuese për jetën
- 18:28 Trump: Nuk pendohem që lehtësova sanksionet e naftës ndaj Iranit përpara se të rifillonin veprimet ushtarake
- 18:16 BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 18:08 Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur
- 18:07 Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore