Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
Dy drejtues mjetesh lundruese janë gjobitur këtë të martë nga autoritetet në Vlorë. Mësohet se masa administrative u vendos ndaj tyre pasi, dy drejtusit rrrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit dhe pa dokumentacion në bord.
Rastet u regjistruan, në Potam dhe në “Plazhin e Hidrovorit”. Drejtuesit u gjobitën me 500 000 dhe 510 000 lekë. Gjithashtu policia u bllokoi mjetet lundruese.
“DVKM Vlorë/Kontrolle, verifikime dhe reagim i menjëhershëm ndaj çdo indicieje të qytetarëve, me objektivin madhor, garantimin e sigurisë detare.
Rrezikuan pushuesit, duke lundruar në afërsi të brigjeve dhe pa dokumentacion në bord, në Potam dhe në “Plazhin e Hidrovorit”, ndëshkohen me gjoba 500 000 dhe 510 000 lekë. Gjithashtu iu bllokohen mjetet lundruese (gomone).
-Menjëherë pas njoftimit se një mjet (gomone) ishte konstatuar duke lundruar afër bregut, në plazhin e Potamit, shërbimet e DVKM Vlorë organizuan punën për identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesit të tij. Mjeti u lokalizua në plazhin e Drimadhes dhe u bllokua. Ndërkaq, drejtuesi i tij, shtetasi H. L., u ndëshkua me 500 000 lekë gjobë.
-Gjatë patrullimeve në të gjithë vijën bregdetare në juridiksionin e DVKM Vlorë, u konstatua një tjetër mjet lundrues (gomone), duke lëvizur në afërsi të bregut, në zonën e quajtur “Plazhi i Hidrovorit”. Mjeti u ndalua dhe u bllokua, ndërkaq, drejtuesi i tij, shtetasi E. Sh., u ndëshkua me 510 000 lekë gjobë. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas nuk kishte në bord, dokumentacionin e kërkuar nga ligji.
Patrullimi vijon në të gjithë hapësirën detare të qarkut Vlorë. Policia e Shtetit fton qytetarët, pushuesit dhe vizitorët, që të denoncojnë menjëherë, çdo paligjshmëri që cenon sigurinë detare dhe atë publike në përgjithësi, dhe i garanton se reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe konform ligjit”, njofton policia.
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
- 18:08 Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur
- 18:07 Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore
- 18:03 Ambasada ruse në Hagë: BE-ja po përgatit hapur një konflikt në shkallë të gjerë me Rusinë
- 17:57 Vrasja e emigrantëve meksikanë nga agjentët e ICE, Sheinbaum: Do të paraqesim padi penale
- 17:46 Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës
- 17:45 Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe