VIDEO| Si Donald Trump “pushtoi” podiumin në Kupën e Botës, i zuri vendin Palmer

14 Korrik 2025 | 12:25

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ishte i pranishëm në finalen e Botërorit të Klubeve dhe zbriti në fushë për të dorëzuar trofeun së bashku me presidentin e FIFA-s. Pas ceremonisë, Trump refuzoi të largohej nga podiumi, duke u bërë pjesë e festimeve të skuadrës së Chelsea-t.

Kapiteni i “Bluve”, Reece James, iu drejtua Trumpit me pyetjen nëse do të largohej për të vijuar me festimet e ekipit, por presidenti amerikan preferoi të qëndronte me skuadrën. I habitur nga vendimi i tij ishte edhe Cole Palmer, i cili priste të ngrinte trofeun së bashku me shokët e ekipit, ndërsa shihte me çudi drejt Trumpit.

“E dija që do të ishte atje, por nuk e prisja që të ishte në podium në momentin që ngritëm trofeun. Ishte pak e çuditshme,” deklaroi Palmer pas ndeshjes.

Chelsea u shpall kampione e Botërorit të Klubeve, pasi mposhti Paris Saint-Germain në finale me rezultatin bindës 3-0, duke i dhënë një leksion taktik skuadrës së Luis Enrique-s, që e mbylli sfidën me 10 lojtarë.

Pjesa e parë ishte vendimtare për fatin e takimit, me dy gola nga Cole Palmer (22’, 30’) dhe një tjetër nga Joao Pedro, që vulosi rezultatin në 3-0 pas një asistimi spektakolar nga Palmer.

Në pjesën e dytë, francezët tentuan të reagojnë, por pa sukses, pavarësisht disa rasteve të krijuara. Tensioni në fushë kulmoi me kartonin e kuq të Joao Neves pas një përplasjeje me Marc Cucurellën. Pas vërshëllimës së fundit, nervat shpërthyen sërish, duke shkaktuar një përplasje fizike mes lojtarëve, në të cilën u përfshi edhe trajneri Luis Enrique pas disa provokimeve nga lojtarët e Chelsea-t.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)

Tajvani ka zhvilluar një stërvitje të gjerë përgatitore në pjesën qendrore të ishullit, duke simuluar skenarë ekstremë si një bllokadë kineze, një tërmet i fuqishëm...
20:27 | 03/07/2026

Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së

Ndërsa ndodhet në një vizitë zyrtare në Irlandë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e bërë në negociatat e anëtarësimit nga...
19:47 | 03/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026