Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

14 Korrik 2026 | 17:09

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e cila shprehu keqardhje që Kosova nuk u spastrua etnikisht nga shqiptarët.

Ai tha se ministrja serbe “i referohet dhe legjitimon pikërisht atë politikë për të cilën Slobodan Millosheviq u akuzua para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe për të cilën u dënuan zyrtarë të lartë serbë dhe jugosllavë”.

“Në çdo demokraci të bazuar në sundimin e ligjit, deklarata të tilla do të ishin të papajtueshme me ushtrimin e një funksioni publik. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duhet t’i dënojë pa mëdyshje këto deklarata dhe të sigurojë shkarkimin e saj të menjëhershëm”, thuhet në deklaratën e Gozit.

Gozi është sekretar i përgjithshëm i European Democratic Party (EDP).

Paunoviç deklaroi të shtunën për televizionin serb Kurir se, po të ishte në vend të Millosheviçit në vitin 1998, “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën”,  deklaratë që nxiti reagime dhe dënime edhe në Kosovë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe

Bashkimi Evropian dënoi deklaratën e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte në vend të...
14:36 | 14/07/2026