Ndryshimet klimatike, Biden thirrje për aksione të menjëhershme
Nga dita kur Joe Biden mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, presidenti i ri tregoi një interes të shtuar për mjedisin duke rikthyer SHBA në marrëveshjen e Klimës së Parisit, nënshkruar në 2015
Paraardhësi i tij tërhoqi vendin nga akordi, por konferenca e sotme virtuale mbi klimën me 40 liderët e botës është një mundësi që Biden të rikthejë besueshmërinë e SHBA-së.
“Mesazhi që ai po i dërgon vendit dhe të gjithë botës është se Presidenti mendon se kriza e klimës me të cilën po përballemi në të gjithë botën dhe sigurisht në këtë vend si emetuesit më të mëdhenj është aq e rëndësishme sa në 100 ditë nga presidenca e tij, ai po mbledh ekonomitë më të mëdha në botë për të diskutuar në lidhje me këtë “, u shpreh Jen Psaki, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.
Këto bisedime pritet të përfshijnë një objektiv të ri për uljen e emetimeve në SHBA.
Të paktën një reduktim prej 50% deri në vitin 2030, bazuar në nivelet e vitit 2005.
Por, arritja e gjithçkaje do të varet nga konsensusi për uljen e emetimeve. Bashkimi Evropian po ecën përpara. Në prag të konferencës, BE miratoi synimet e veta të reja ambicioze për të ulur emetimet e karbonit me të paktën 55% deri në 2030, krahasuar me nivelet e vitit 1990.
“Shtetet e Bashkuara nuk janë vëllai ynë i madh për klimën. Ne jemi vëllai ose motra e madhe. Pra, ata do të inkurajohen nga kjo. Ata do të nxiten nga kjo. Do të duhet të dorëzohen kur të shohin se çfarë kemi arritur “, deklaroi Jytte Guteland, eurodeputete.
Edhe Kina dhe Rusia do të jenë në samit. Gjatë fjalimit kombëtar, presidenti Putin u shpreh se ishin të nevojshme kontrolle më strikte në luftën kundër emetimit të karbonit
“Ne duhet të gjejmë përgjigje për sfidat e ndryshimit të klimës, të rregullojmë bujqësinë, industrinë, sektorin e strehimit, shërbimeve dhe të gjithë infrastrukturën ndaj tyre, të krijojmë një sektor të përdorimit të karbonit, të ulim emetimet dhe te vendosim masa të rrepta kontrolli dhe monitorimi”, tha Putin.
Shtetet do të duhet të rindërtojnë ekonomitë e tyre të shkatërruara nga pandemia.
Synimet e emetimeve janë thelbësore, por politikëbërësit që shpresojnë se do të trajtojnë pandeminë dhe krizën e klimës duke bërë investime masive në një infrastrukturë të gjelbër si pjesë e përpjekjeve të rindërtimit.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta