Në ankand pikturat që Muhamed Ali krijoi nga momentet e tij në ring
Ish-kampioni i Botës në boks, Muhamed Ali ka pikturuar disa nga ndeshjet e tij, të cilat do të dalin në ankand javën që vjen në New York.
Janë 24 piktura dhe skica të bëra nga vet ish-kampioni i boksit, madje një pjesë edhe janë të firmosura nga ai.
Ish-kampioni ka pikturuar momente nga boksi, skica te ndeshjeve, por edhe veten e tij ne ring.
Një pikturë e titulluar “Picko si një bletë” u vizatua nga boksieri ne 1978, kur ai ka xhiruar edhe filmin “Rruga e lirisë”.
Kjo pikture del në ankand më 5 tetor dhe do të kushtojë 40-60 mijë dollarë.
Një pikturë tjetër me emrin “fëmijët e varfër në Misisipi” e realizuar në 1967 tregon se ai ndeshej ne boks për të ndihmuar fëmijët e varfër me ngjyrë, sipas analizës nga vlerësuesit e artit.
Dy piktura të tjera të bëra në 1967 “Amerika burgu i madh” dhe “Lufta ne Amerikë” pritet të shiten nga 25 deri në 35 mijë dollarë.
Përfaqësuesit e ankandit u shprehen se njerëzit janë të emocionuar t’i shohin veprat. Ky talent i Muhamed Ali, nuk ishte zbuluar më parë.
Ish-kampioni i boksit Muhamed Ali ndërroi jetë në vitin 2016 në moshën 74-vjeçare, për shkak të sëmundjes së parkinsonit.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta