Në Britani mbi 100 mijë të vdekur, në Rusi nis vaksinimi në masë

13 Janar 2021 | 21:20

Mbi 100 mijë persona kanë vdekur nga coronavirusi në Britani që nga shfaqja për herë të parë e sëmundjes rreth 1 vit më parë. Ekspertët e shëndetit publik e quajnë situatën si shenjë të një dështimi fenomenal në aspektin politik dhe atë praktik.

Të dhënat qeveritare të së mërkurës treguan një rekord ditor vdekjesh, 1.564 viktima, që e çojnë totalin në 101 mijë e 160.

“Do të hyjmë në izolim 24 orë në 7 ditët e javës dhe sekretari i Shëndetësisë do të japë më shumë detaje për këtë në momentin e duhur”, tha Boris Johnson, kryeministër i Britanisë së Madhe.

Qyteti francez, Nancy ka nisur vaksinimin e banorëve mbi 75 vjeç, thuajse një javë përpara nisjes së fushatës kombëtare.

Varianti anglez i virusit, që thuhet se është më i transmetueshëm, përbën 1 për qind të rasteve pozitive me COVID-19 të verifikuara në Francë. Kështu treguan rezultatet paraprake të një studimi të kryer në dy javët e fundit.

Ndërkohë, Zvicra njoftoi të mërkurën kufizime të reja, për të qenë e parapërgatitur kundër valës së tretë të pandemisë, e shkaktuar nga përhapja më e shpejtë e varianteve të reja të virusit.

Në Rusi, presidenti Vladimir Putin ngarkoi zyrtarët me detyrën e nisjes së vaksinimit në masë duke filluar nga java e ardhshme, me vaksinën vendase, e konsideruar prej tij si më e mira në botë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026