Në Francë hapen parqet dhe hiqet maska, në Austri ‘festë’ nga 1 korriku
Parku Disneyland në Paris rihapi dyert ditën e enjte pas thuajse 8 muaj mbyllje për shkak të pandemisë.
Vizitorë të shumtë u mirëpritën me muzikë dhe nga miushi Miki, Minnie dhe personazhe të tjera të Disney.
Po nga e enjtja, maskat nuk janë më të detyrueshme në ambjentet e jashtme, me përjashtim të fëmijëve mbi 6 vjeç, që vizitojnë parqet.
Kështu, vizitorët në parkun Disney po i mbanin ato.
“Është gjë e mirë, mund të marrim frymë”, shprehet një qytetare.
Në Austri, kancelari Kurz njoftoi lehtësime të mëtejshme të masave. Nga 1 korriku, njerëzve do t’u duhet të mbajnë vetëm një maskë të thjeshtë kur ndodhen në dyqane apo përdorin transportin publik.
“Nga 1 korriku nuk do ketë më mbyllje. Darkat në restorante, martesat dhe celebrimet, çdo gjë që është argëtuese, qoftë gjatë ditës edhe gjatë natës, mund të bëhet sërish. Mund të vallëzoni, të festoni dhe të martoheni. Nga 1 korriku të gjitha këto mund t’i bëni sërish”, deklaroi Kurz.
Në Itali, çiftet morën më në fund dritën e gjelbër për mbajtjen e dasmave, për sa kohë njerëzit vijojnë t’u përmbahen masave anti-COVID.
Livia Rigillo dhe Tiziano Spina ishin mes të parëve që lidhën kurorë në Romë, me familjarët dhe miqtë, që mbanin maskat.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta