Në kërkim nga Gjermania për kokainë, prangoset në Itali 24-vjeçari shqiptar

3 Mars 2024 | 10:20

Një 24-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e Policisë italiane.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, karabinierët e Modenas kanë ekzekutuar urdhër-arrestin e autoriteteve gjermane ndaj të riut shqiptar, i cili banonte në Modena.

Ai kërkohej pas një ngjarje të ndodhur në 13 shkurt, ku gjatë një kontrolli rrugor, në furgonin tip “Fiat Fiorino”, policia gjermani gjeti dhe sekuestroi 3.4 kg kokainë të fshehura.

I riu shqiptar akuzohet për për prodhim, shitje dhe blerje të lëndëve narkotike.

Pas arrestimit, shqiptari është dërguar në burgun “Sant’Anna” në Modena në pritje të nisjes së procedurave të ekstradimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë

Nëntë persona janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë gjatë një operacioni të quajtur “Illegal trade”. Të proceduarit mësohet se janë administrator ose përfaqësues të...
10:35 | 18/07/2026

U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian

Një egjiptian është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia bën me dije se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se organizonte...
10:19 | 18/07/2026

Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Korçë, ku një 18-vjeçar mbeti i plagosur pas...
09:56 | 18/07/2026