Në nxitim për blerjet e fund vitit, italianët vrapojnë pak ditë para se vendi të hyjë në izolim
Asgjë dhe askush duket se nuk mund të dalë dëshirën për të festuar ndonëse jemi në kushtet e pandemisë. Të shtunën në mbrëmje me qindra qytetarë vërshuan në qendër të Romës për të bërë blerjet e fundit për festat e fund vitit për më shumë për të shfrytëzuar kohën e mbetur teksa vendi fqinj hyn në një izolim të dytë kombëtar. Të gjithë injoruan rregullat e distancimit fizik në nxitim për të përfunduar shitjet.
Pavarësisht paralajmërimeve, qendra e qytetit u pushtua nga një turmë e madhe njerëzish duke tej mbushur rrugët dhe dyqanet. Vendi hyn nën bllokim mbarëkombëtar për pjesën më të madhe të festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, bëri me dije gjatë të premtes Kryeministri Giuseppe Conte .
Ndërsa qeveria kërkon të parandalojë një rritje të re të kurbës së covid-19 shumë njerëz u përpoqën të largoheshin nga qytete të mëdha dhe kthehen në shtëpitë e tyre të vjetra për të festuar.
Sipas rregullave të reja, dyqanet jo thelbësore do të mbyllen midis datave 24 dhjetor deri më-6 janar.
Gjatë këtyre ditëve italianët do të lejohen të udhëtojnë vetëm për arsye pune, shëndetësore ose emergjence.
Italia raportoi 553 vdekje gjatë të shtunës ndërsa numri i përditshëm i infeksioneve të reja u ul në 16,308 nga 17,992 që ishte një ditë më parë.
“Ky makth do të marrë fund. Pavarësisht nga kufizimet, ne po i afrohemi” Ditës së Vaksinës “Më 27 Dhjetor,” u shpreh pak dite me pare Kryeministri Italian Conte teksa bëri me dije edhe masat e reja kufizuese. Italia pritet të marrë 1.83 milion doza fillestare nga Pfizer.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta