Në prag të Krishtlindjeve, qeveria franceze pritet të lehtësojë masat kufizuese me tri faza

22 Nëntor 2020 | 12:36

Në ditët në vijim Franca pritet të lehtësojë masat kufizuese. Lajmi u bë me dije nga qeveria franceze e cila theksoi se procesi do të bëhet me tre faza në mënyrë që të shmanget një përhapje e re e pandemisë.

Të martën, presidenti Emmanuel Macron do të ketë një dalje për mediat ku do të bëjë me dije edhe lehtësimin gradual të masave të cilat kanë hyrë në fuqi në 30 tetor.

Qeveria franceze është nën presion nga bizneset për të lehtësuar kufizimet për sezonin e Krishtlindjeve. Sipas raportimeve të fundit, shkalla e rasteve pozitive në shtatë ditët e fundit ka rënë në 14.8 për qind çka pritet të ndikojë në vendimet e ardhshme të autoriteteve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026