Në prag të takimit, Putin: Biden është ndryshe nga Trump, nuk do ketë lëvizje impulsive
Samiti i parë post-pandemisë i G7-s do të pasohet nga një tjetër samit i rëndësishëm. Joe Biden do të takohet me Vladimir Putin në Gjenevë të mërkurën. Ky është takimi i parë që nga zgjedhja e Biden, në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë në minimumin historik.
Por ndryshimi qëndron në faktin se për shkak të karrierave të gjata, Biden dhe Putin e njohin njëri-tjetrin, sikurse kreu i Kremlinit tha në një intervistë për NBC.
“Kemi një marrëdhënie dypalëshe që ka rënë në nivelin më të ulët të viteve të fundit. Presidenti Biden natyrisht, ndryshon rrënjësisht nga Trump sepse është një politikan karriere. Ai e ka kaluar gjithë rininë e tij në politikë. Mendoni për vitet që ka kaluar në Senat. Pra, është një person ndryshe. Dhe shpresa ime është që po, ka disa avantazhe, disa dizavantazhe, por nuk do të ketë lëvizje impulsive për llogari të presidentit të ri amerikan”, u shpreh presidenti rus.
Uashingtoni njoftoi të shtunën se pas takimit nuk do të ketë një konferencë të përbashkët shtypi, gjë që ndryshon nga takimi i vitit 2018 mes Putin dhe Donald Trump në Helsinki, kur shefi i atëhershëm i Shtëpisë së Bardhë u rreshtua përkrah Moskës dhe jo agjencive amerikane të inteligjencës. Për mediat do të flasë vetëm Biden.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta