Në Shqipëri paga mesatare e pedagogëve 980 euro, në vendet e BE-së 5-9 mijë euro

18 Tetor 2022 | 16:16

Paga mesatare në universitet është 980 euro. Ky nivel page ka mbetur i pandryshuar që nga viti 2004, duke lënë vendin tonë të fundit në rajon për nivelin e pagesave.

Pagat e profesorëve në fakultete variojnë nga 90 mijë lekë deri në 140 mijë lekë në rangun drejtues. Pra, rroga mesatare mujore e mësimdhënësve në arsimin universitar është 115 mijë lekë, ose 980 euro.

Në raport me vendet e rajonit, edhe në këtë sektor, në vlerë pagat janë më të ulëtat. Ato pasohen në shkallë rritjeje nga Bosnja, Maqedonia e Veriut e Serbia.

Në Bashkimin Europian ato variojnë nga 5000 deri në 9000 euro në muaj, ndërsa në Australia e Zvicra mbajnë rekordin me rroga që mbërrijnë deri në 16 mijë euro në muaj.

Rivlerësimi i fundit për rrogat e profesorëve në Shqipëri është bërë në vitin 2004 dhe 13 vjet më vonë është bërë indeksim.

Sindikatat kërkojnë përmes protestave dhe presionit për bojkot, që pagat të rriten 30% në këto momente. Por, qeveria në përgjigjen e parë që ka dhënë ka dalë me vendimin për t’i rritur 7%.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026