Në Vlorë ka ende turistë, pushuesit nga Polonia, Italia, Zvicra e Kosova

9 Tetor 2022 | 21:07

Temperaturat e larta që shoqërojnë qytetin edhe në këto ditë të tetorit kanë sjellë turistë të shumtë në Vlorë, të cilët i janë drejtuar detit për të marrë rrezet e fundit të diellit, ndërsa më të guximshmit lahen në det.

Janë kanadezë, kosovarë por edhe persona nga qytete të Shqipërisë. Pushuesit e tetorit në Vlorë zgjedhin qetësinë, por edhe çmimet e ulëta në këtë sezon.

“Shqipëria është vendi i ri për ne. Kam qenë në Kroaci më parë, por jo në Shqipëri. Më pëlqen shumë ushqimi dhe njerëzit. Na kanë mirëpritur në çdo restorant ku kemi qenë, është kaq bukur.”

“Donim të vinim diku ku kishte diell për pushime, dhe Vlora duket e bukur. Nuk kishim qenë më parë në Shqipëri, por po na pëlqen. Është bukur të jesh në diell dhe në det në këtë periudhë të vitit.”

“Vijmë nga maji deri në tetor, se është koha më e butë. Gjithë natyra, vendi por edhe njerëzit janë të mirë”

“Vij nga Suedia, Stokholmi. Kisha 25 vjet pa ardhur. Gjithë elementet e natyrës i kemi, po përparojmë, po ecim para. Në krahasim me si e lashë, duket mrekulli”

“Të kesh këtë bregdet, të vijnë të huajt këtu… Është përrallore dhe shqiptarët s’e shfrytëzojnë. Tani duhet të ishte e gjithë Vlora, e gjithë Shqipëria duke u larë në këtë kohë të mirë”- shprehen ata.

Vlora vijon të ketë një numër të lartë turistësh edhe në këtë fundjavë të dytë të tetorit. Sipas operatorëve turistikë, në këtë periudhë dominojnë pushuesit nga Polonia, Italia, Zvicra dhe Kosova.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026