Neli Demi zbulon rrënjën kryesore të dhunës seksuale në Shqipëri
Neli Demi, psikiatër dhe psikoterapist thotë se për dhunën ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri veprohet “në rolin e zjarrfikëses” dhe reagimet janë gjithmonë pas ngjarjeve.
Ai shpjegon se dhuna seksuale dhe psikologjike bazohet tek patriarkalizmi që ka mbizotëruar në Shqipëri dhe prapambetja e shoqërisë sonë.
“Është provuar tashmë se sa më e pazhvilluar dhe primitive të jetë një shoqëri, aq më të përhapura janë këto fenomene. Jo vetëm parandalimi por edhe adresimi problematikës jemi pas. Fatkeqësisht ekziston një përkufizim shumë i kufizuar për ngacmimin seksual”, tha z. Demi.
Por sipas psikoterapistit në shumicën dërrmuese të rasteve të abuzimeve, agresori ka qenë në të kaluarën e tij viktimë e dhunës fizike, psikologjike apo seksuale.
“95% kemi të bëjmë me individë që kanë pasur momente të abuzimit verbal dhe psikologjik dhe në shumë prej rasteve abuzim seksual. Janë shumë të rrallë ato raste kur paraqiten abuzues për kurim. Ky person që ka kryer këtë akt dikur ka qenë viktimë. Absolutisht një person që dhunon ka qenë i dhunuar. Kjo edhe shkencërisht është provuar. Në fëmijërinë e tyre ata janë dhunuar në një mënyrë apo tjetër”, deklaroi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë