Nëna e fëmijëve të gjetur të vdekur në valixhe ndodhet në Korenë e Jugut

23 Gusht 2022 | 09:13

Një grua që besohet të jetë nënë e dy fëmijëve, mbetjet e të cilëve u gjetën në valixhe në Zelandën e Re në fillim të këtij muaji, ndodhet në Korenë e Jugut, tha një zyrtar i policisë së Seulit për CNN të hënën.

Zyrtari tha se gruaja, një shtetase e Zelandës së Re, mbërriti në Korenë e Jugut në vitin 2018 dhe nuk kishte asnjë të dhënë për largimin e saj më pas nga vendi.

Sipas zyrtarit, gruaja kishte nënshtetësi koreane përpara se të merrte nënshtetësinë e Zelandës së Re shumë kohë më parë. Zyrtari nuk dha emrin e gruas ose nuk dha ndonjë detaj tjetër identifikues dhe nuk mund të konfirmonte nëse ajo kishte lindur në Korenë e Jugut.

Vendndodhja e saj nuk dihet, tha zyrtari. Policia e Koresë së Jugut nuk ka hapur hetimet e saj për rastin, por po bashkëpunon me autoritetet e Zelandës së Re përmes Interpolit.

Disa ditë më parë, mbetjet trupore të dy fëmijëve të vegjël u gjetur në dy valixhe të nxjerra në një ankand në Zelandën e Re.

Pas kryerjes së ekspertizës, policia lokale deklaroi se ka gjasa që trupat e fëmijëve, të moshave 5 dhe 10 vjeç, të kenë qëndruar në valixhe për disa vite më radhë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026