Nesër miratohet buxheti, shtohen paratë për shëndetësinë, fonde edhe për naftëtarët

15 Nëntor 2020 | 10:25

Kuvendi do të miratojë nesër buxhetin për vitin 2021. Pas më shumë se dy javë diskutimesh në parim, deputetët do të ngrenë kartonët jeshil për ligjin kryesore financiar në vend i cili është parashikuar në dy drejtime, përballimin e pandemisë dhe rindërtimin nga tërmeti.

Sipas ndryshimeve të bëra në komision, buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë është rritur me 2.2 miliardë lekë duke shkuar në total në rreth 70 miliardë lekë. Pjesa më e madhe e këtij fondi do të shkojë për rimbursimin e ilaçeve që përdoren për pandeminë.

Një zë të veçantë në financat e vitit 2021 do të zënë edhe naftëtarët e Ballshit. Pas arritjes së marrëveshjes me qeverisë, në buxhet është parashikuar që të alokohen 560 milionë lekë, i cili do të shërbejë si fond page prej 40 mijë lekësh për naftëtarët për një periudhë 12 mujore.

Pritshmëritë e qeverisë për vitin 2021 është që të ardhurat buxhetore të shkojnë në 483 miliardë lekë, shumë e cila duket goxha ambicioze duke përllogaritur efektet negative që mund të shkaktojë në ekonomisë pandemia e Covid-19.

Edhe sektori i bujqësisë parashikohet të ketë një mbështetje më të madhe financiare.

Rritja e buxhetit për këtë sektor pritet të jetë në 950 milionë lekë, e cila do të shkojë për skemën e rimbursimit të karburantit për fermerët, ndërsa një fond prej 200 milionë lekësh do të shkojë për investime në diga për përballimin e përmbytjeve.

Financat e vitit të ardhshëm parashikojnë edhe rritjen e pagave për mjekët me 40% si edhe për arsimtarët me 15%, rritje e cila fillon nga 1 janari 2021. 

Lexoni gjithashtu: 

Arrihet dakordësia, qeveria u garanton naftëtarëve një vit paga prej 40 mijë lekësh

Mbyllën grevën, qeveria jep 560 mln lekë për naftëtarët e Ballshit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026