Netanyahu pas njoftimit të Trump për marrëveshjen me Iranin: Izraeli nuk është palë në këtë memorandum
Me një deklaratë me tone ironike, Izraeli komentoi njoftimet e presidentit amerikan Donald Trump për një marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit që do të ketë të bëjë me programin bërthamor dhe me Ngushtica e Hormuzit.
Më herët gjatë pasdites të së enjtes, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi një bisedë telefonike me Trumpin për të diskutuar zhvillimet. Ai foli për një “memorandum mirëkuptimi në formim e sipër me Iranin për nisjen e negociatave”, duke minimizuar me një koment ironik atë që kishte njoftuar presidenti amerikan.
Ai theksoi gjithashtu se Izraeli nuk është palë në këtë memorandum.
Në deklaratën e publikuar më pas thuhet se: “Presidenti Trump bisedoi këtë mbrëmje me kryeministrin Netanyahu në lidhje me memorandumin e mirëkuptimit që po formësohet me Iranin për nisjen e negociatave. Edhe pse Izraeli nuk është palë kontraktuese në këtë memorandum mirëkuptimi, kryeministri shprehu vlerësimin e tij për angazhimin e Presidentit Trump që marrëveshja përfundimtare, pas përfundimit të negociatave, të përfshijë heqjen e uraniumit të pasuruar, çmontimin e infrastrukturës së pasurimit, kufizimin e prodhimit të raketave dhe ndërprerjen e mbështetjes së Iranit për përfaqësuesit e tij terroristë në rajon.”
Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)
Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride
Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin
- 16:46 Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)
- 16:32 Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)
- 16:21 Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride
- 16:13 Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së
- 16:06 Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin
- 16:04 Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt