Netanyahu “sfidon” Mamdanin: Do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së, pavarësisht kërcënimeve

27 Korrik 2026 | 17:27

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se do të marrë pjesë në  Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork në vjeshtë, pavarësisht deklaratave të kryetarit të bashkisë së qytetit, Zohran Mamdani,  se ai do të kërkonte arrestimin e tij.

Javën e kaluar, Mamdani e ndryshoi qëndrimin e tij, duke pranuar se i mungon autoriteti ligjor për të vazhduar me arrestimin e kryeministrit izraelit bazuar në urdhrin e arrestimit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJPN) , gjykata më e lartë ndërkombëtare për krime lufte.

Në një intervistë, Netanyahu tha se “nuk ishte i shqetësuar” për kërcënimet e kryetarit të bashkisë, por e akuzoi atë për “shtypjen e urrejtjes”.

“Ai supozohet të jetë kryetari i bashkisë i të gjithë njujorkezëve, hebrenjve, të krishterëve, myslimanëve, të gjithëve. Në vend të kësaj, ai po përpiqet të kthejë një grup kundër një tjetri “, pohoi ai.

Kryeministri izraelit iu referua gjithashtu dy sulmeve me thikë që ndodhën të enjten në Nju Jork, në të cilat u plagosën një hebre dhe një burrë aziatik.

Sipas policisë, sulmuesi thuhet se bërtiti “Allahu Ekber” gjatë sulmeve. Ai është akuzuar për krime urrejtjeje në të dyja rastet.

Të dy burrat i mbijetuan sulmeve, të cilat shkaktuan reagime të forta dhe u dënuan nga përfaqësuesit e komuniteteve hebraike dhe aziatiko-amerikane të qytetit.

Pas incidenteve, Netanyahu deklaroi se hebrenjtë e Nju Jorkut kanë “frikë tani ” .

Zohrab Mamdani, një mbështetës i vendosur i të drejtave palestineze, e kishte bërë kundërshtimin e tij ndaj operacioneve ushtarake izraelite në Gaza një element qendror të fushatës së tij zgjedhore. Në një fjalim javën e kaluar, ai e quajti Netanyahun një “kriminel lufte”.

Gjatë fushatës zgjedhore, ai ishte zotuar të zbatonte urdhrin e arrestit të lëshuar në vitin 2024 nga Gjykata Ndërkombëtare Penale kundër kryeministrit izraelit, duke e akuzuar atë për krime lufte në Gaza.

Izraeli i hedh poshtë akuzat për krime lufte, ndërsa Netanyahu i ka quajtur akuzat e GJND-së “të pabaza”.

Ushtria izraelite hyri në Rripin e Gazës pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë 1,200 persona dhe u rrëmbyen 251 të tjerë.

Që atëherë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila kontrollohet nga Hamasi dhe shifrat e së cilës konsiderohen të besueshme nga OKB-ja, më shumë se 73,000 njerëz janë vrarë nga operacionet izraelite, përfshirë 21,000 fëmijë .

Javën e kaluar, Mamdani tha se qeveria e qytetit kishte shqyrtuar kuadrin ligjor aktual dhe kishte arritur në përfundimin se “nuk ka autoritetin ligjor për të zbatuar urdhrin ” .

Në të njëjtën kohë, ai i bëri thirrje qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara të vazhdojë me arrestimin e kryeministrit izraelit , duke shtuar se “Benjamin Netanyahu nuk është i mirëpritur në Nju Jork”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkeli ligjin zgjedhor në vitin 2022, Gjykata dënon ish-presidentin e Koresë së Jugut me 18 vite burg me kusht

Një gjykatë e Koresë së Jugut dënoi të hënën ish-Presidentin Yoon Suk Yeol me 18 muaj burg, me kusht për tre vjet, pasi e gjeti...
17:09 | 27/07/2026

Të shtëna me armë jashtë konsullatës amerikane në Toronto, hera e dytë këtë vit

Të paktën një e shtënë u qëllua jashtë konsullatës amerikane në qendër të Torontos herët të hënën, por nuk pati të lënduar, tha policia. Ky...
17:06 | 27/07/2026

Rumania shpall punonjësin e Ambasadës Ruse person “non grata” pas ndërhyrjeve me dronë

Ministria e Jashtme rumune thirri të hënën ambasadorin rus në Bukuresht pas ndërhyrjeve të fundit me dronë dhe shpalli një punonjës të ambasadës ‘persona non...
16:52 | 27/07/2026