New Jersey bëhet shteti i 12-të në SHBA që legalizon mariuanën
New Jersey u bë sot gjatë zgjedhjeve presidenciale shteti i dymbëdhjetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që legalizon përdorimin “rekreativ” të mariuanës për moshat mbi 21 vjeç.
Qytetarët e shtetit prej rreth 9 milionë banorëve votuan me 67% “pro” legalizimit në referendumin e thirrur krahas zgjedhjeve për president duke u bërë shteti i 12-të në SHBA që ligjëron kanabisin.
Përveç Njew Jersey-it gjatë ditës së sotme për legalizimin e përdorimit të mariuanës pritet të vendosin edhe tre shtete të tjera, Arizona, Montana dhe Dakota e Jugut.
Aktualisht përdorimi për qëllime mjekësore lejohet në 33 shtete, por ligjërimi i përdorimit rekreativ ka pasur kundërshti për efektet e varësisë që mund të ketë te konsumatorët.
Ligjërimi i mariuanës në New Jersey vë në trysni shtetet fqinje si New York apo Pennsylvania.
Vitin e fundit në New Jersey ka pasur një numër të shtuar arrestimesh për përdorim kanabisi.
Tashmë pas këtij votimi do të nisë procesi burokratik i nxjerrjes së normave dhe rregullave që do ta lejojnë përdorimin dhe licencimin e tregtimit të kanabisit, ndërsa ekspertët e ekonomisë parashikojnë qindra milionë dollarë të ardhura nga taksat.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta