“New York Times” pretendon se Trump nuk paguan taksat
Pak javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, duket se presidenti Donald Trump duhet të japë sqarime për një çështje që rihap debatin e taksave. Sipas prestigjiozes “New York Times” në vitin 2016 kur kandidoi për president, Trump ka paguar vetëm 750 dollarë taksa federale mbi të ardhurat dhe se të njëjtën gjë bëri edhe gjatë vitit të parë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Sipas raportit të gazetës ai gjithashtu nuk ka paguar asnjë taksë federale mbi të ardhurat në 10 nga 15 vitet e fundit.
“New York Times” pretendon se ka marrë të dhëna për pagesën e taksave të presidentit që shtrihen për më shumë se dy dekada.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka hedhur poshtë një artikull të tillë duke e cilësuar si lajme të rreme.
“Lajme të rreme. Janë krejtësisht lajme të rreme, të krijuara. Kthehemi në të njëjtën histori. Mund të më kishe bërë të njëjtat pyetje katër vjet më parë. Unë duhej ta diskutoja dhe të flisja për këtë. Lajme të rreme totalisht. Në të vërtetë, kam paguar taksa, dhe ju do të shihni shumë shpejt deklaratat e mia të tatimeve, çdo gjë është nën kontroll. Ata kanë qenë nën auditim për një kohë të gjatë”, është shprehur Trump.
Zbulimet financiare tregojnë se ai ka fituar të paktën 434.9 milionë dollarë në 2018, por regjistrimet e taksave raportuan për një humbje prej 47.4 milionë dollarë.
Trump është munduar t’i mbajë nën vëzhgim të rreptë taksat dhe është i vetmi president në kohët moderne që nuk i bën ato publike. Detaje të tilla vijnë po ashtu në një moment të rëndësishëm përpara debatit të parë presidencial që do te zhvillohet të martën ku Trump do te përballet me demokratin Joe Biden.
Lexoni gjithashtu:
Trump pritet të emërojë konservatoren Barrett për postin e përjetshëm në Gjykatën më të lartë
Zgjedhjet në SHBA, Trump: Fituesi mund të mos shpallet për muaj me radhë
“Liqeni Trump”, eurodeputetja gjermane: Është gjë 1 Prilli sot?
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta