Nga 19 prilli SHBA nis vaksinimin masiv të popullsisë mbi 18 vjeç

7 Prill 2021 | 09:30

Pas dy javësh Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nisin testimin masiv të popullsisë për moshat mbi 18 vjeç.

Lajmi u bë me dije nga Presidenti Joe Biden, i cili tha se nga data 19 prill nuk do ketë më kufizime moshe për vaksinimin dhe injeksionet do të jenë për gjithë personat në moshë madhore.

Deklarata e Biden u bë teksa SHBA po vuajnë një valë tjetër infektimesh me COVID-19, sidomos në radhët e të rinjve, ndërsa programi parashikonte që të zgjerohej me të tillë përfshirje së paku duke nisur nga data 1 maj.

Më shumë se 555 mijë amerikanë kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa vaksina është parë si zgjidhje për të parandaluar përkeqësimin e bilancit.

Shtëpia e Bardhë ka parashikuar një paketë prej rreth 2 miliardë dollarësh për imunizimin e popullsisë, ndërsa të dhënat e raportuara nga autoritetet shëndetësore flasin për 167 milionë vaksina të administruara për popullsinë.

Aktualisht rreth 40% e popullsisë ka marrë së paku një dozë, ndërsa “1/5-ta e popullsisë është imunizuar plotësisht”. Synimi i administratës Biden është që të vaksinojë 90% të popullsisë. Së fundmi parashikohet se nga rreth 17 mijë qendra vaksinimi, numri të shkojë në 40 mijë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026