Nga 2030-a, Britania e Madhe do ndalojë shitjen e automjeteve me karburant
Kryeministri anglez Boris Johnson pritet të njoftojë këtë javë se nga viti 2030, Britania e Madhe do të ndalojë shitjet e makinave me naftë dhe ato me benzinë, dhjetë vite para, nga çfarë ishte parashikuar.
Britania kishte planifikuar që të ndalonte shitjen e makinave me naftë dhe benzinë në vitin 2040-të, për të ulur ndotjen nga emetimet e gazrave dhe uljen e efektit serë.
Dike cituar disa burime pranë kryeministrit anglez, e përditshmja “Financial Times” shkruan se Johnson do ta prezantojë këtë plan brenda javës së ardhshme.
Kjo masë nuk do të aplikohet për makinat hibride, të cilat përdorin një kombinim midis karburantit dhe energjisë elektrike.
Kjo do të nënkuptonte një ndryshim rrënjësor të tregut të shitjeve të makinave me karburant të djegshëm.
Sipas të dhënave të fundit, 73.6 % e tregut të shitjeve të makinave në Britaninë e Madhe është e dominuar nga autmjetet me karburant fosilesh, ndërsa vetëm 5.5% e këtij tregu përbëhet nga automjetet elektrike, të cilat janë normalisht më të shtrenjta.
Pjesa tjetër e tregut të shitjeve të automjeteve përbëhet nga ato hibride.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta