Nga Britania në Australi, kambana dhe të shtëna në nder të Princit Philip
Në mbarë Britaninë dhe në gjithë botën vijojnë homazhet në nder të princit Philip, i cili ndërroi jetë ditën e premte, në shtratin e tij në kështjellën Windsor.
Pamje të xhiruara nga ajri tregonin ndërtesa të shumta në Londër që i mbanin flamujt në gjysmë shtizë dhe të tjera që përmbanin banera me mesazhe ngushëllimi.
Cirku ikonë Piccadilly shfaqi një fotografi të kohëve të fundit të princit, ndërkohë që në Kullën e Londrës dhe Tower Bridge, flamujt ishin të ulur.
Gjithashtu, edicionet e së shtunës të gazetave dhe tabloideve flisnin vetëm për të, për kontributin e tij në forcat e armatosura dhe rolin në modernizimin e pallatit mbretëror.
Më herët, kambanat e katedrales Westminster Abbey të Londrës ranë 99 herë për t’i bërë homazhe të ndjerit.
Edhe Australia nderoi princin britanik, me 41 të shtëna topash jashtë selisë së Parlamentit në kryeqytetin Kanberra, ditën e shtunë.
Duka i Edinburgut, sikurse njihej ndryshe, qëndroi përkrah mbretëreshës Elizabeth-a II për plot 74 vjet.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta