Nga kampi i refugjatëve në “Eurovision”, historia e përfaqësuesit të Suedisë në festivalin europian të këngës

12 Prill 2021 | 12:26

Për Tusse, këngëtarin që do të përfaqësojë Suedinë në ‘Eurovision’, ardhja në vendin nordik ishte si të hyje në një botë të re.

19-vjeçari, i lindur në Republikën Demokratike të Kongos, u nda nga prindërit e tij kur ishte vetëm 5 vjeç, në përpjekje për t’u arratisur nga vendi i përçarë nga lufta. Ai jetoi 3 vite në një kamp refugjatësh në Uganda, përpara se t’i jepej azil në Suedi.

“Është një botë krejt tjetër. Është një jetë që nuk do t’ia uroja askujt, sepse mërzitesh shumë çdo ditë dhe pyet veten: a do të kem ushqim sot? A do të gjejmë ujë, a do të jemi gjallë nesër?” thotë Tusse për Reuters.

Gjatë gjithë fëmijërisë së tij në Afrikë, Tusse ka kënduar në koret e kishave, pasion të cilin e vijoi edhe në Suedi, ku u bë pjesë e koreve vendase. Rrjedhimisht, ai mori pjesë edhe në konkurset e talenteve siç ishte “Swedish Idol”, ku ai arriti të shpallej fitues.

Tani, Tusse do të përfaqësojë Suedinë me këngën me titull “Voices”.

Festivali i këngës ‘Eurovision’, një prej evenimenteve më të mëdha të televizionit, do të zhvillohet në Rotterdam nga data 18 maj deri në 22, pas fitores së Holandës në 2019 me këngën “Arcade”.

Pas anulimit të festivalit të vitit të shkuar për shkak të pandemisë, eventi i këtij viti do të zhvillohet në prezencën e audiencës së kufizuar.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026