Nga Koloseu në Pompei: Si po bëhet rihapja e muzeve më të famshëm në Itali
“Ç ‘mëngjes të bekuar kalova në Kolose, i përhumbur në një cep, mes rrënojave shtatlarta!”
Kështu e rikujton shkrimtari francez, Stendhal, eksperiencën e tij si vizitor i një prej monumenteve më të famshme italiane, në librin e tij ‘Shëtitje në Romë”, të publikuar në vitin 1829.
Është një eksperiencë që vizitorët mund ta jetojnë sërish, tani që muzetë italianë kanë nisur të hapen pas mbylljeve masive të fillimit të pandemisë së COVID-19.

Por si e kanë pasur të mundur këto struktura të mëdha kulturore të rihapen në mënyrë të sigurt?
Shumë muze kanë vendosur një rrugë me një drejtim, që duhet te ndiqet nga të gjithë vizitorët. Gjatë mbylljes, disa muze bënë edhe një riorganizim për koleksioneve, ndërsa disa të tjerë i bënë përmirësime strukturave ekzistuese. Si pasojë, vizitorët tashmë do të hyjnë në muze tërësisht të ndryshuar, me hapësira të rinovuara. Një nga këto është edhe Galleria dell’Accademia në Firence, e cila mban David-in e famshëm të Michelangelo-s.
“Është një muze i ri, që pret të zbulohet,” tha drejtorja Cecilie Hollberg, me entuziazëm të madh, “tani ne kemi një hapësirë të përkohshme, e cila ju lejon të mësoni më shumë për koleksionin e muzeut. Vizitorët e parë që e panë ekspozitën mbetën vërtetë të kënaqur.”

“Pas mbylljes së pandemisë, është rritur dëshira për bukurinë, për kulturën dhe për rikthimin në jetën normale.”
Gjithashtu në Firence, Uffizi hapi dyert duke treguar rinovime të ambienteve të brendshme. Tani, vizitorët mund të eksplorojnë 14 dhoma të reja që shfaqin vepra arti që nuk janë parë kurrë më parë në publik.
Vizita juaj e ka të garantuar sigurinë pasi tashmë shumë muze janë të pajisur me aplikacione të cilat përveç hartave dhe informacioneve të ndryshme, i japin artdashësve mundësinë të dinë edhe numrin ekzakt të vizitorëve që gjenden në çdo sallë.
Një shembull është aplikacioni MyPompeii, i cili të lejon të mësosh në kohë reale se sa njerëz ka në secilën hapësirë të muzeut dhe si të mund të mbash një distancë të sigurt.

Shijoni ekspozita të reja
Shumë muze italianë janë rihapur me ekspozita tërësisht të reja.
Në Muzeun Egjiptian të Torinos, për shembull, gjendjet një projekt i ri i titulluar “Në laboratorin e studiuesit”. Ky është një cikël ekspozitash që i sjell vizitorët më pranë aktivitetit shkencor që ndodh çdo ditë në objektet që shfaqen në këtë sallë dhe që mbahen në magazinat e muzeut.

Mbani maskat
Maskat janë të detyrueshme madje në disa muze, do t’ju duhet ta rezervoni vizitën tuaj online ose me telefon.
Në muzetë më të mëdhenj, që e kalojnë shifrën e 1 milion vizitorëve në vit, do t’ju duhet të prenotoni vizitën tuaj të paktën 24 orë para.
Dhe kontrolloni faqet zyrtare, pasi autoritetet shëndetësore po e mbajnë situatën epidemiologjike nën kontroll dhe rregullat mund të ndryshojnë kohë pas kohe.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta