Nga nesër italianët duhet të kenë me vete ‘lejen e gjelbër’ për t’u pranuar në punë

14 Tetor 2021 | 10:04

Duke nisur nga 15 tetori punonjësit publikë dhe privatë në Itali do të duhet të jenë të pajisur me një certifikatë COVID për të shkuar në punë. Ky vendim ka shtuar frikën në shtetin fqinj se do të shkaktojë mungesa të stafit dhe ndërprerje të punës për firmat dhe shërbimet publike. Rregullat do të jenë në fuqi deri në fund të vitit dhe çdo punonjës që nuk arrin të dëshmojë një ‘Green Pass’ do të pezullohet pa pagesë, por nuk mund të shkarkohet. Ata mund të përballen me gjoba midis 600 dhe 1.500 euro.

“Kjo është doza e dytë, do të ishte më mirë ta kishin bërë vaksinimin të detyrueshëm sesa Green Pass. Duhet ta bëj, sepse duhet të shkoj në punë, duhet të shoqëroj fëmijët”, shprehet Antonella Zaccheu banore në Romë

Certifikata “Green Pass” ku vërtetohet nëse je vaksinuar, shëruar apo ke test negativ ishte tashmë një kërkesë për të hyrë në vende të tilla si muzetë, palestrat dhe restorantet. Por duke e zgjeruar përdorimin e saj edhe në vendet e punës qeveria shpreson të bindë italianët të vaksinohen edhe pse inokulimi i vendit është i suksesshëm dhe nivelet e infeksionit janë të ulëta.

Mbi 80% e italianëve mbi moshën 12 vjeç janë plotësisht të vaksinuar.

Rreth 15% e punonjësve privatë dhe 8% e punonjësve të sektorit publikë nuk kanë një Green Pass. Disa parti propozojnë zgjatjen e vlefshmërisë së testeve nga 48 në 72 orë, dhe bërjen e tyre falas për të gjithë punëtorët që nuk janë vaksinuar. Sipas sondazheve, politikat e qeverisë kanë mbështetjen e shumicës së italianëve, por kanë shkaktuar edhe protesta.

Në Francë qeveria franceze do t’u kërkojë ligjvënësve të zgjasin gjendjen e jashtëzakonshme deri më 31 korrik të vitit të ardhshëm. Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme do të thotë që qeveria ka fuqinë për të zgjeruar ose rivendosur masat kufizuese.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026