Varianti Delta i COVID mund të ndërpresë entuziazmin për certifikatën digjitale në BE

1 Korrik 2021 | 12:12

Nga sot, 1 korrik, hyn në fuqi certifikata e gjelbër e COVID-19, e cila lejon që qytetarët e BE të udhëtojnë me më shumë lehtësi mes shteteve anëtare të unionit.

Dokumenti i BE, i cili përmban një kod, është tashmë i disponueshëm në formë digjitale në smartphone ose kopje fizike.

Kjo certifikatë dëshmon nëse udhëtari është vaksinuar me një nga vaksinat e miratuara nga EMA, Pfizer, Astrazeneca, Moderna dhe Johnson and Johnson, ka një test negativ, apo vërteton se është shëruar nga virusi.

Sipas ligjit të BE-së, certifikata ka për qëllim të heqë nevojën për karantinë ose prova të mëtejshme anti-COVID, kur udhëtohet midis 27 vendeve të BE-së.

Por, një rritje e të infektuarve me variantin Delta në shtetet evropiane, mund të shkaktojë një dispozitë “frenim emergjence” që pezullon pranimin e saj.

Gjermania ka njoftuar një ndalim të udhëtarëve që vijnë nga Portugalia, pasi varianti Delta është bërë dominues.

Po kështu, këtë javë, Portugalia, Spanja dhe Malta shtuan të gjitha kufizimet për udhëtarët nga Britania e Madhe, duke theksuar vaksinimin e plotë për hyrje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026