Ngrihet një tjetër komision hetimor për sulmin ndaj “Capitol Hill” në SHBA

25 Qershor 2021 | 08:42

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi njoftoi të enjten ngritjen e një komisioni të ri që do të hetojë sulmin e 6 janarit ndaj Capitol Hill, pasi në maj senatorët republikanë bllokuan krijimin e një komisioni të pavarur për të hetuar ngjarjen.

Duke folur në një konferencë shtypi, Pelosi refuzoi të përmendte data për jetëgjatësinë e panelit hetimor, por tha se ai do të ekzistojë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.

Ajo nuk dha as emrat e ligjvënësve që do të përbëjnë komisionin, por bëri të qartë se pret që të dyja partitë të emërojnë përfaqësuesit e tyre, duke shpresuar se lideri i grupit republikan në Kongres, Kevin McCarthy do të caktojë “njerëz të përgjegjshëm”.

“Sot, me një solemnitet të madh, por edhe trishtim, po njoftoj se Kongresi do të caktojë një komision të ri për kryengritjen e 6 janarit. E përsëris se ajo ishte ndër ditët më të errëta të historisë së kombit tonë. Ndaj është thelbësore që të zbardhim të vërtetën e asaj ngjarjeje dhe të sigurohemi që një sulm i tillë të mos përsëritet”, u shpreh Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA.

Qindra mbështetës të presidentit të atëhershëm, Donald Trump, bastisën ndërtesën e Capitol më 6 janar, në përpjekje për të penguar Kongresin të certifikonte fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Aktet e dhunës lanë pas 5 të vdekur, përfshirë një oficer policie dhe që prej atëherë janë arrestuar mbi 480 persona nën akuzën e pjesëmarrjes në sulm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026