Nicolas Sarkozy rrezikon dënim me burg për shkak të financimit të jashtëligjshëm të fushatës së tij
Gjyqi i ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy mbyllet këtë të martë në Paris, pas një muaji, gjatë të cilit gjykata kërkoi të provonte nëse ai ka shkelur ligjin gjatë financimit të fushatës së tij elektorale në vitin 2012.
Gjykimi pritet të bëhet në një datë të mëvonshme. Prokurorët kanë kërkuar 6-muaj burg, si edhe 6 muaj dënim me kusht dhe një gjobë prej €3,750 euro.
Sarkozy, i cili ka qenë presidenti i Francës nga viti 2007-2012, ka mohuar çdo akuzë. Ndaj tij rëndon akuza e shpenzimit të afro dyfishit të shumës maksimale të lejuar për t’u përdorur për një fushatë elektorale, që është €22.5 milion euro.
Ky gjyq vjen pasi Sarkozy tashmë 66 vjeç, u shpall fajtor më 1 mars, për korrupsion dhe shfrytëzim të postit në një tjetër çështje. Ai e ka apeluar edhe këtë vendim.
Çështja daton në vitin 2014-të, kur pas hetimeve nga Prokuroria Financiare Franceze, u përgjuan telefonatat mes Sarkozy dhe avokatit të tij personal, Thierry Herzog, pas akuzave se presidenti francez kishte marrë miliona euro në mënyrë të paligjshme nga diktatori libian, Muammar Gaddafi, për të financuar fushatën e tij të suksesshme në vitin 2007.
Gjatë këtyre përgjimeve, hetuesit kishin zbuluar se ish-presidenti francez i kishte ofruar gjyqtarit Azibert, një pozicion shumë të lakmuar pune në Monaco, në shkëmbim të informacioneve rreth hetimit që po bëhej ndaj tij.
Prokurorët thanë se në 10 mars 2012, tetë javë para zgjedhjeve presidenciale, buxheti i fushatës së Sarkozy, e kishte kaluar limitin e parashikuar brenda ligjit. Të nesërmen, Sarkozy mbajti një miting gjigand në Villepinte, në veri të Parisit, i cili i kushtoi atij €6 milion euro.
Kur po i afrohej ditës së zgjedhjeve, Sarkozy nisi të mbante një miting në ditë, përfshi dy tubime madhore në Paris, që i kushtuan atij disa miliona euro secili.
LEXONI GJITHASHTU
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta