Nis lehtësimi i masave kufizuese anti-COVID në disa shtete të Evropës
Duke nisur nga kjo e hënë, në Britani të Madhe nisin të lehtësohen masat kufizuese. Baret dhe restorantet lejohet t’u shërbejnë klientëve në ambientet jashtë.
Po ashtu rihapen parukeritë, sikundër edhe dyqanet jo thelbësore, palestrat, pishinat, libraritë etj.
Festa do të mbyllet pak, për shkak të zisë kombëtare pas vdekjes së Dukës së Edingurg.
Rregulli i ndalimit, i orës 22:00 në pube do të hiqet. Qëndrimet gjatë natës lejohen në ambiente të pavarura me anëtarët e së njëjtës familje.
Pushimet ndërkombëtare mbeten të ndaluara.
Dyqanet do të jenë në gjendje të zgjasin orët e tyre të hapjes nga 7 në 22:00 për të ndihmuar klientët të shmangin turmat. Shitësit me pakicë shpresojnë që klientët të kthehen pas muajsh të kufizuar vetëm me blerjet në internet.
“Thjesht do të jetë mahnitëse, mendoj se të gjithë jemi pak nervozë për këtë dhe mendoj se duam ta lehtësojmë veten me ngadalë. Por po, do të jetë mirë të shohim përsëri të gjithë dhe të shohim të gjithë vendasit , të shohësh që vizitorët kthehen”, u shpreh Louise Porter.
Çeki
Qeveria Çeke ka miratuar lehtësimin e masave kufizuese e para për këtë, duke përfshirë rihapjen e klasave të shkollave fillore dhe disa dyqaneve.
Lehtësimi përfshin dhënien fund të shtetrrethimit në orën 21:00, mos-lëvizja mes rajoneve mori fund në 11 prill pas më shumë se 6 muajsh izolim.
Republika Çeke ka qenë një nga vendet e goditura më shumë nga COVID-19, duke pësuar rritje të niveleve të infeksionit që nga shtator kaluar mes kritikave që qeveria veproi shumë vonë për të frenuar epideminë. Vendi prej 10.7 milionë banorësh ka raportuar më shumë se 27,000 vdekje, numri më i lartë në botë mbi bazë për frymë. Rihapja është e kujdesshme gjimnazet e universitetet do të vijojnë mësimin online.
Shumica e shitjeve me pakicë do të mbetet e mbyllur, por disa sektorë të tillë si tregjet e fermerëve, dhe dyqanet e veshjeve për fëmijë, do të lejohen të rihapen, si dhe zonat e jashtme në kopshtet zoologjike dhe kopshtet botanike.
Itali
Nga 12 prilli, pjesa më e madhe e rajoneve të Italisë do të ngjyroset portokalli, çka do të thotë se ulet rrezikshmëria nga virusi e lehtësohen disa masa.
Por ekziston një përjashtim: Sardenja, nga sot kthehet nga portokalli në zonë të kuqe me rrezik të lartë.
Sardenja ka qenë rajoni i vetëm në Itali që u bë zonë e bardhë me rrezik të ulët COVID-19 në 1 Mars, por zgjati vetëm tre javë. Sardenjës do t’i duhet të regjistrojë për dy javë të dhëna më të mira në mënyrë që të kthehet përsëri në zonë portokalli.
Francë
Me qytetarët gjithnjë e më të rraskapitura nga bllokimet dhe kufizimet, rëndësia e vaksinave në frenimin e pandemisë merr më shumë rëndësi.
Nga kjo e hënë Franca do të hapë programin e saj të vaksinimit për të gjithë personat mbi 55-vjeç. Sikundër shumë shtete evropiane ajo pret vaksinimin me (Johnson & Johnson) që kërkon vetëm një dozë të vetme, çka mund të përshpejtojë priocesin e Vaksinimit për të cilin BE është kritikuar gjerësisht.
Lexoni gjithashtu:
Greqi, teste falas në farmaci, paketa ofrohet një herë në javë
‘Johnson & Johnson’ nën hetim, katër raste të mpiksjes së gjakut tek të vaksinuarit
Bavaria blen ‘Sputnik V’, Landi gjerman, marrëveshje për 2.5 mln doza brenda korrikut
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta