Nis shpërndarja e vaksinës anti-COVID në SHBA, dorëzohet në kushte strikte në shtetet amerikane
Vetëm dy ditë pasi Agjencia Amerikane e Barnave dhe Ushqimit miratoi vaksinën Pfizer për përdorim emergjent në SHBA ka nisur shpërndarja e vaksinës prodhuar nga kompania amerikane farmaceutike Pfizer dhe ajo bioteknologjike gjermane Biontech.
E ruajtur në kamionë-frigoriferë në kontejnerë me temperatura tepër të ftohta nga një fabrikë e kompanisë Pfizer në Miçigan vaksina nisi të shpërndahet në të gjitha shtetet amerikane në mënyrë që të injektohet tek më shumë se 100 milionë njerëz deri në fund të marsit.
Dozat e para, të paketuara në kontejnerë me akull të thatë, u transportuan në të gjithë vendin me kamionë dhe aeroplanë.
Gjenerali i ushtrisë amerikane Gustave Perna, i cili po mbikëqyr shpërndarjen, tha se vaksina gjatë të hënës do të dorëzohet në 145 vende dhe në 491 vende të tjera të martën dhe të mërkurën.
Dorëzimi fillestar do të mbulojë rreth tre milion njerëz. Vaksina Pfizer / BioNTech, e cila duhet marrë në dy doza ofron mbrojtje deri në 95% kundër Covid-19. Në fazën e parë ata që përfitojnë janë mjekët, infermierët dhe të moshuarit në qendrat e kujdesit.
Nga muaji nëntor në SHBA është rritur në mënyrë drastike qoftë numri i viktimave por edhe të të infektuarve duke qenë një nga vendet më të goditur në botë nga pandemia.
Të shtunën në SHBA u raportua për një rekord vdekjesh në 24 orë, 3309 viktima.
Autorizimi i përdorimit emergjent të vaksinës Pfizer / BioNTech, u cilësua nga administrata Trump një “moment historik” në këtë kohë pandemi.
Vaksinimi me vaksinën e Pfizer ka nisur tashmë në Britani të Madhe, ndërsa vaksina është miratuar në Kanada, Bahrein dhe Arabi Suaudite. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dy ditë më parë bëri me dije se pritet që kjo vaksinë të miratohet në fund të muajit dhjetor duke theksuar se në procesin e vaksinimin do të ndihmohet edhe Ballkanin Perëndimor.
Lexoni gjithashtu:
Shpërndahen vaksinat në SHBA, ngarkesat e para lënë fabrikën e kompanisë ”Pfizer”
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta