Nis takimi mes Biden dhe Putin në Gjenevë
Në Gjenevë të Zvicrës ka nisur takimi mes presidentëve Joe Biden dhe Vladimir Putin.
Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Fillimisht dy krerët e shteteve u takuan me presidentin vendas Parmelin dhe më pas shtrënguan duart përpara kamerave, para se të hynin në vilën luksoze të shekullit të 18-të për bisedime “kokë më kokë”.
Më herët, nga administrata amerikane është bërë e ditur se presidenti Biden do të ngrejë gjatë takimit çështjen e sulmeve kibernetike që i atribuohen Rusisë, përfshirë ato për ndërhyrjen në zgjedhje.
Biden ka premtuar një përgjigje të fortë ndaj Moskës në rast se ajo rezulton përgjegjëse.
Ndërsa Putin, nga ana e tij kërkon përmirësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, që janë në nivelin minimal që prej Luftës së Ftohtë.
Dy liderët shoqërohen në këtë takim përkatësisht nga sekretari i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov.
LEXONI GJITHASHTU:
Biden takon Putin në Gjenevë, 4.000 policë dhe ushtarë për sigurinë e dy liderëve
Kina shqetësim i NATO-s, reagon Pekini: Shpifje, politika jonë është me natyrë mbrojtëse
G7 do dhurojë një miliard vaksina deri në fund të 2022, konfirmon kryeministri Johnson
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta