Nisin testet provë për pasaportat e COVID-19 në Britaninë e Madhe

5 Prill 2021 | 08:42

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson pritet që gjatë ditës së sotme të marrë pjesë në testet provë për pasaportat e COVID- 19.

Ai gjithashtu ka njoftuar se çdo javë dy teste të shpejta do të ofrohen falas për çdo të rritur në Angli.

Lajm i mirë edhe për tifozët anglezë të futbollit. Ata do të kthehen në stadiumin Wemble për finalen e Kupës më 15 maj.

Eventi është një nga disa testet që do të përdoret nga qeveria për të provuar gjatë javëve të ardhshme një sërë masash përfshirë të ashtuquajturat “pasaporta COVID”.

Qëllimi është të shihet nëse njerëzit mund të kthehen në mënyrë të sigurt në tubimet masive në arenat sportive, klubet e natës dhe koncertet.

Pasaportat pritet të tregojnë nëse një person është vaksinuar, është testuar së fundmi negativ për virusin, ose nëse gjashtë muajt e fundit ka kaluar virusin dhe ka krijuar imunitet.

Disa evente do të zbulojnë gjithashtu se si ventilimi dhe testimi para dhe pas grumbullimeve mund të ndihmojnë turmat të kthehen në normalitet.

Deri më tani frekuentimi i pub-eve dhe restoranteve, të cilët po përgatiten të mirëpresin klientët pas lehtësimit të masave nuk janë përfshirë në testim.

Lehtësimi i kufizimeve pritet me padurim në Mbretërinë e Bashkuar, por çështja e pasaportave të vaksinave ka qenë një temë, e cila ka ngjallur shumë debat.

Disa kritikë thonë se ata do të diskriminojnë anëtarët e varfër të shoqërisë dhe kombet e varfëra që nuk kanë qasje në vaksinat.

Komisioni Europian po propozon një Certifikatë të Gjelbër Digjitale në një përpjekje për të rivendosur udhëtimet brenda bllokut për ata që janë vaksinuar kundër virusit.

Si dhe prova e vaksinimit, ajo do të tregojë gjithashtu nëse mbajtësi ka krijuar imunitet pasi ka kaluar virusin edhe nëse nuk është vaksinuar.

Qëllimi është të shmangë diskriminimin ndaj atyre që nuk kanë janë vaksinuar.

Lexoni gjithashtu:

Franca hyn në bllokim të pjesshëm, shtohet presioni në spitalet e vendit

Izolimi në Evropë, mbushen plazhet në Spanjë e Francë, në Itali vijon vaksinimi

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026