Një bar në Londër ofron koktej edhe për kafshët shtëpiake

25 Korrik 2021 | 19:12

Nëse doni të shkoni në bar dhe të pini një pije nuk keni nevojë për askënd mund t’ju shoqëroj shumë mirë edhe miku juaj më i afërt, sigurisht nëse e keni një të tillë. Bëhet fjalë për qenin tuaj.

Një bar në Londër ofron shërbimin e veçantë edhe për ta. Pjesë e pijeve janë edhe kokteje të ndryshme të përgatitura posaçërisht për qentë.

“After Bark”, i cili u hap në qershor, është nisma e fundit  nga qendra e “Barkney Wick” e vendosur në Hackney Wick, një strehë për artistët dhe kulturën alternative.

Themeluesja Jamie Swan, beson se menyja e tyre me kokteje dhe meze të lehta është unike, duke ofruar pije freskuese me bazë bimore  për shokun më  të mirë të njeriut  i cili mund të jetë gjithashtu një partner në pije.

Sigurisht Pijet nuk kanë alkool, ata  mund të shijojnë një “Hoëlapaë Sling” me lëng karrote ose “Great Expawlor” plot me lëng molle dhe panxhar.

Ndarja e një jete shoqërore, me kafshët shtëpiake është një mënyrë për të lehtësuar ankthin që disa familje po ndiejnë pas ndryshimeve të sjella nga pandemia e COVID-19. Shumë klientë të ‘After Bark’ ishin pikërisht pronarë të rinj që kishin adoptuar kafshët shtëpiake gjatë izolimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026