Një bulevard dhe një park në Madrid shpallen trashëgimi botërore
Bulevardi “Paseo del Prado” dhe parku “Retiro” në Madrid janë shtuar në listën e UNESCO-s duke marrë statusin trashëgimi botërore.
“Paseo del Prado” i gjelbëruar me pemë, ndodhet në qendër të kryeqytetit spanjoll, ndërsa parku “Retiro”, është një nga pikat turistike më të vizituara të qytetit.
“El Retiro” është një hapësirë e gjelbër urbane ku ndodhet një liqen, të cilin vendasit dhe turistët e shijojnë përmes shëtitjeve me varkë.
“Unë mendoj se është zemra e Madridit, unë nuk njoh askënd që vjen në Madrid dhe nuk shkon në “Retiro” qoftë për një shëtitje apo për të konsumuar një pije, është qendra, zemra e qytetit,” – u shpreh një banore e Madridit.
Në të shkuarën ndodhej një pallat dhe kopshtet ishin ndërtuar për përdorim personal të Mbretit Felipe IV, në shekullin e 17-të.
“Paseo del Prado” ishte një nga bulevardet e para brenda kufijve të qytetit, të të gjitha qyteteve dhe kryeqyteteve europiane, ku të gjithë qytetarët, pa dallim të klasës shoqërore , mund të gëzonin kohën e lirë dhe të shëtisnin,” – deklaroi Ministria e Jashtme e Spanjës.
Sipas vlerësimit të UNESCO-S ky kopsht është “veçanërisht simbolik” në kohën e përballjes me pandemisë, pasi sipas tyre hapësira “përmbush plotësisht funksionin për të cilin u krijua fillimisht”.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta