“Një e treta e personave që i mbijetuan COVID-19 vuajnë nga çrregullime mendore”, zbulon studimi

7 Prill 2021 | 10:58

Të paktën një e treta e personave që kanë kaluar COVID-19 trashëgojnë simptoma afatgjata të çrregullimeve të shëndetit mendor, thuhet në një studim të ri të publikuar të martën.

Studimi zbuloi se brenda një harku kohor prej gjashtë muajsh, 34 për qind e të mbijetuarve nga COVID-19 janë diagnostikuar me një lloj çrregullimi neurologjik ose psikologjik, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “Lancet”.

Diagnoza më e zakonshme ishte ankthi, e detektuar në 17 për qind  të rasteve që janë trajtuar për COVID-19, e më pas çrregullime të humorit në 14 për qind të pacientëve.

Studimi gjithashtu zbuloi se efektet anësore nervore ishin më të rënda tek pacientët që kanë vuajtur nga forma më të rënda të virusit.

Rezultatet e studimit janë mjaft të rëndësishme pasi mund të ndihmojnë sistemin shëndetësor të vazhdojë të ndihmojë të mbijetuarit nga virusi.

COVID-19 si sëmundje mendore

Ky është studimi më gjithëpërfshirës i këtij lloji ku janë përdorur të dhënat elektronike të më shumë se 236 mijë pacientëve, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara.

Shkencëtarët vunë re se pacientët që kanë pasur COVID-19 kishin një rrezik 44 për qind më të lartë për të pasur sëmundje psikike krahasuar me persona që thjesht kanë kaluar gripin, si dhe kishte rreth 16 për qind më shumë gjasë që ato të përjetonin këto pasoja krahasuar me pacientë të sëmundjeve të tjera të infeksioneve të rrugëve pulmonare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026