Një medikament i lirë në luftën kundër COVID-19, ekspertët thonë se mund të ishin shpëtuar mijëra të sëmurë
Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar kanë zbuluar një medikament të lirë dhe lehtësisht të disponueshëm.
Dexamethasone mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës së pacientëve të sëmurë rëndë me COVID-19. Medikamenti ishte pjese e grupit të mjekimeve ekzistuese të përdorura për të parë nëse funksionojnë në luftën kundër virusit.
Në provën e bërë nga një ekip i Universitetit i Oksfordit, rreth 2.000 pacientë në spital u trajtuan me dexamethasone dhe u krahasuan me më shumë se 4.000 persona që nuk morën ilaçin.
Sipas rezultateve, medikamenti zvogëloi rrezikun e vdekjes me një të tretën e pacientëve në ventilatorë dhe 1/5 për ata që janë me oksigjen.
Sipas studiuesve, nëse ky mjekim do të ishte përdorur që në fillim të pandemisë në Mbretërinë e Bashkuar mund të ishin shpëtuar të paktën 5.000 jetë.
Për pacientët me ventilatorë, ai ul rrezikun e vdekjes nga 40 në 28%. Për pacientët që kanë nevojë për oksigjen, ul rrezikun e vdekjes nga 25 në 20%.
Megjithatë, Dexamethasone nuk duket se ndihmon njerëzit me simptoma më të lehta të coronavirusit. Dexamethasone është përdorur që nga fillimi i viteve 1960 për të trajtuar një gamë të gjerë sëmundjesh, si artriti dhe astma.
Ilaçi jepet në mënyrë intravenoze në kujdes intensiv dhe në formë tabletash për pacientët me sëmundje më pak serioze.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta