Një tjetër atlet rezulton i infektuar në fshatin olimpik
24 Korrik 2021 |
08:57
Të shtunën, organizatorët e Lojërave Olimpike thanë se një tjetër atlet pjesëmarrës në eventin sportiv kishte rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.
Sipas organizatorëve, rastet e infektimeve u rritën, duke e çuar totalin në 123.
Ceremonia e hapjes së lojërave u mbajt ditën e premte, në stadiumin kombëtar të Tokios.
I shtyrë për një vit, organizatorët u detyruan të merrnin vendimin për ta mbajtur eventin pa tifozë, pasi rikthimi i coronavirusit është realitet.
Por, krahas ceremonisë, jashtë stadiumit kombëtar të kryeqytetit japonez u zhvillua edhe një protestë kundër Lojërave Olimpike.
Disa qindra manifestues, të veshur me maska kirurgjike, mbanin parulla ku shkruhej “Jeta para lojërave”, “Ndaloni lojërat”.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta