Një tjetër mbështetje financiare për Kievin: BE transferon miliarda për Ukrainën

9 Qershor 2026 | 10:38

Bashkimi Europian i transferoi Ukrainës një këst të ri ndihme financiare me një vlerë afro 2,8 miliardë euro. “Shpejtësia dhe angazhimi i Ukrainës në zbatimin e reformave të rëndësishme e kanë justifikuar këtë pagesë”, deklaroi komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, tha se fondet do të përdoren për financimin e shpenzimeve më të rëndësishme shtetërore, përfshirë sektorin social dhe atë humanitar.

Sipas Komisionit Europian kjo është pagesa e shtatë në kuadër të të ashtuquajturit instrument financiar Ukraine Facility. Përmes këtij mekanizmi financimi deri në fund të vitit 2027 Ukraina mund të përfitojë deri në 50 miliardë euro.

Që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022 Bashkimi Europian dhe shtetet e tij anëtare kanë premtuar ndihma me vlerë gati 205 miliardë euro për Ukrainën. Këto përfshijnë mbështetje ushtarake dhe financiare, si dhe ndihmë për refugjatët.

Nga kjo shumë 3,8 miliardë euro janë siguruar nga të ardhurat e krijuara prej administrimit të aseteve të ngrira ruse. Që nga momenti kur në Hungari ka ardhur në pushtet një qeveri e re, janë zhbllokuar disa pengesa. Pas ndryshimit të qëndrimit të Hungarisë është miratuar edhe kredia prej 90 miliardë eurosh dhe po lirohen gjithashtu fonde nga burime të tjera financimi.

Edhe ministrat e Mbrojtjes të vendeve të BE-së po diskutojnë për ndihma ushtarake për Ukrainën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një javë ceremoni mortore, detaje nga ceremonia publike e lamtumirës së Khamenei

Funerali i udhëheqësit suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei pritet të zgjasë disa ditë. Disa nga figurat më të larta të Iranit kanë udhëtuar...
17:56 | 03/07/2026

Britania e Madhe në bisedime me Pakistanin, kërkon deportimin e një personi të dënuar për abuzim seksual

Zyrtarët e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar janë në bisedime me Pakistanin rreth mundësisë së deportimit në vend të një kreu të një bande që...
16:48 | 03/07/2026

Pritet të zgjasë disa ditë, kush mori pjesë në funeralin e Khameneit?

Disa nga figurat më të larta të Iranit kanë udhëtuar për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të udhëheqësit suprem të vrarë, Ajatollah Ali Khamenei...
16:35 | 03/07/2026