Agjencitë e inteligjencës amerikane besojnë se Ukraina miratoi vrasjen e Dugina
Shërbimet e Inteligjencës Amerikane nuk ishin në dijeni të planit të sulmit në të cilin u vra gazetarja ruse Darya Dugina, vajza e filozofit me ndikim rus dhe ideologut nacionalist Aleksandër Dugin, por ata besojnë se individë nga qeveria ukrainase miratuan likuidimin e saj, shkruan The New York Times (NJT).
Në raportin e NJT, thuhet se pas shpërthimit në periferi të Moskës dhe vrasjes së gazetares 29-vjeçare, Uashingtoni zyrtar qortoi ukrainasit, duke besuar se kjo ngjarje mund të ndezë më tej konfliktin.
Detaje të reja rreth atentatit në të cilin u vra Dugina, u publikuan bazuar në një dokument që iu shpërnda zyrtarëve të administratës në Uashington javën e kaluar, sipas NJT. Dokumenti thotë se Uashingtoni nuk ishte i informuar paraprakisht për planet mbi sulmin, se nuk dha informacione apo ndihmë tjetër dhe se zyrtarët ukrainas u qortuan ashpër pas atentatit në kryeqytetin rus.
Duke iu referuar deklaratave të zyrtarëve të paidentifikuar nga administrata amerikane, e përditshmja thekson se nuk është bërë e ditur se kush e organizoi këtë operacion dhe as nëse presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dha dritën jeshile për likuidimin e Duginas, por se zyrtarët amerikanë i qortuan ukrainasit.
Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB) njoftoi pas atentatit në gusht, se vrasja u krye nga një shtetas ukrainas, i cili më pas u arratis në Estoni.
Menjëherë pas vrasjes së Duginas, autoritetet në Kiev mohuan përgjegjësinë për përfshirjen në këtë sulm, dhe të njëjtën gjë bëri edhe këshilltari i atëhershëm i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyi, Mihail Podolyak. Megjithatë, që nga fillimi i luftës, shërbimet e sigurisë ukrainase kanë demonstruar aftësinë e tyre për të arritur brenda Rusisë në mënyrë që të kryejnë operacione sabotuese, tha gazeta.
Vrasja e Daria Duginas, megjithatë, është një nga operacionet më të guximshme deri më sot, duke konfirmuar se Ukraina mund të arrijë shumë afër rusëve pranë Vladimir Putin.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta