Nobeli për Paqen, çmimi i akordohet Programit Botëror të Ushqimit
Çmimi Nobel për Paqe këtë vit i akordohet Programit Botëror të Ushqimit, pjesë e Kombeve të Bashkuara, me motivacionin për përpjekjet e tij për të luftuar urinë.
Ndër motivacionet Komiteti Norvegjez vlerësoi se kjo organizatë ka kontribuar për të sjellë paqe në zonat e konfliktit dhe ka vepruar si një forcë aktive për të parandaluar që uria të përdoret si një armë në luftëra apo konflikte.
“Nevoja për solidaritet ndërkombëtar dhe bashkëpunim shumëpalësh është më e dukshme se kurrë, ”u shpreh kryetarja e Komitetit Norvegjez, Andersen gjatë konferencës për mediat.

Çmimi është me vlerë 1,1 milionë dollarë dhe do të akordohet në Oslo, më 10 dhjetor.
Vitin e kaluar, presidenti etiopian mori çmimin Nobel për Paqe për përpjekjet e tij për t’i dhënë fund një konflikti dydekadaësh me Eritrenë fqinje.
Gjatë kësaj jave u akorduan edhe të tjera çmime, përfshirë çmimin në letërsi, fizikë, kimi, mjekësi ndërsa pritet të jepet edhe çmimi në shkencat ekonomike.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta