Shpallen nominimet për çmimet ‘Emmy‘, serialet ‘Crown’ dhe ‘The Mandalorian’ kryesojnë garën

14 Korrik 2021 | 12:37

Serialet televizive “Crown” dhe “The Mandalorian” kryesojnë garën për çmimet prestigjioze të Emmy.

Seriali kushtuar jetës në oborrin mbretëror të Britanisë, “The Crown”, u nominua në 24 kategori përfshi dhe “Drama më e mirë”.

Drama “The Mandalorian” (Luftës së Yjeve) mori gjithashtu 24 nominime.

Komedia “Ted Lasso”,  e cila tregon për një ekip futbolli anglez të përulur nën drejtimin e një trajneri amerikan arriti të marrë 20 nominime.

Konkurrentët e kësaj komedie, në kategorinë “Serialet  më të mira” përfshijnë “The Flight Attendant” dhe “Hacks”.

Historia e krimit “Mare of Easttown”, me aktore protagoniste Kate Winslet dhe drama “I May Destroy You” do të përballen kokë më kokë në kategorinë e mini-serive.

Emrat e fituesve do të shpallen më 19 shtator në ceremoninë e përvitshme që mbahet në Los Anxhelos.

Edicioni i këtij viti është cilësuar si një kthim drejt normalitetit, pasi ai i vitit të kaluar u transmetua në një teatër të zhveshur nga yjet e kinemasë, ndërsa fituesit pranonin çmimet nga shtëpitë e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026